Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar mjalti mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët.Studiuesit nga Universiteti i Torontos, gjetjet e të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Reviews, përcaktuan se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rrezikut kardiometabolik, raporton Eat This.

Rezultatet treguan se mjalti kishte një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si sheqeri në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Ndërsa pjesëmarrësit konsumonin rreth dy lugë gjelle mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe mjalti nga një lule e vetme ishin shkaku i shumë përfitimeve të lidhura me shëndetin.

Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv kur bëhej fjalë për përfitimin e trupit. “Këto rezultate janë befasuese, sepse mjalti është rreth 80% sheqer,” tha Tauseef Khan, një bashkëpunëtor hulumtues në Fakultetin e Mjekësisë Temerty të Universitetit të Torontos.

Khan shtoi: “Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që ka shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore.” “Mjalti është shumë i pasur me antioksidantë për shëndetin kardiometabolik”, thotë dietologia Catherine Gervacio.

Kur bëhet fjalë për arsyen pse mjalti mund të ndihmojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, Gervacio shton: “Ai përmban flavonoide dhe komponime fenolike. Flavonoidet janë antioksidantë anti-inflamatorë që kanë aftësinë të parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe përbërjet fenolike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat