Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

Shëndetësia

Vitaminat për zemrën, mënyrat më të mira për t’i marrë nëpërmjet ushqimit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm. Shumë prej tyre i marrin edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre ushqyesve shtesë nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje. Të dhënat rekomandojnë disa hapa të thjeshtë në përmirësimin e regjimit ushqimor për të përmirësuar shëndetin e zemrës:

Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon;

Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet;

Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër;

Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera;

Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E.

Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 përqind kakao.

Studimet e fundit gjithashtu rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

5 racione fruta dhe perime

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 minuta aktivitet fizik

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

8 orë gjumë

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat