Pranvera vjen bashkë me alergjitë

Shëndetësia

Pranvera vjen bashkë me alergjitë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Pranvera sjell gjallërinë, lulet, ngjyrat e shumë dobi për njeriun. Por krahas kësaj pranvera është edhe koha më e përshtatshme për shkaktimin e alergjive dhe shpërndarjen e baktereve.

Shumica e njerëzve në këtë kohë fillojnë të teshtijnë, të kenë kruarje të hundës, ethe dhe skuqje të syve. Kjo shkaktohet nga shpërndarja e polenit dhe lirimi i histaminës.

Zakonisht alergjitë pranverore fillojnë në fillim të shkurtit dhe zgjasin deri në verë. Nuk ka ndonjë shërim të njohur, por ju mund t’i parandaloni duke u kujdesur për vetën.

Gjatë kësaj stine kujdesuni më shumë për kondicionimin e ajrit dhe mos u ekspozoni shumë në natyrë. Qëndroni më shpesh në shtëpi dhe mbyllini dritaret. Mos harroni të merrni dhe ilaçet tuaja të paktën një javë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat