Këto pije që po i konsumojmë çdo ditë rrisin trigliceridet me 53% dhe kërcënojnë zemrën

Shëndetësia

Këto pije që po i konsumojmë çdo ditë rrisin trigliceridet me 53% dhe kërcënojnë zemrën

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një hulumtim i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka zbuluar se pijet me sheqer nuk janë aspak miqësore për organizmin e njeriut.

Sipas shkencëtarëve, mjafton vetëm një  kanoçe 330 ml pije me sheqerna të shtuara (pije freskuese, lëngje të paketuara, pije energjike), në ditë, për të vënë në rrezik sistemin tonë kardiovaskular.

Duke analizuar të dhënat nga 6000 njerëz gjatë një periudhe 12-vjeçare (1991-2014), ekipi hulumtues zbuloi se konsumi ditor i kësaj sasie shoqërohej me një rritje prej 53% të triglicerideve dhe një ulje prej 98% të kolesterolit HDL (të mirë).

Gjetjet nuk treguan efekte negative shëndetësore nga konsumimi i produkteve të lehta dhe lëngjeve 100% natyrale, megjithatë ekspertët nuk rekomandojnë mbikonsumimin e këtyre pijeve si alternativë, pasi nevojitet studim i mëtejshëm.

Nutricionistja e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut, e cila mori pjesë në hulumtim, Samantha Heller, ndau disa këshilla për të kufizuar konsumimin e pijeve të tilla:

Për fëmijët, konsumimi i pijeve të tilla është i ndaluar pasi mund t’i bëjë ata të varur nga shija e ëmbël. Për fëmijët më të rritur sodat me aromë ose shtimi i pak frutave natyrale ose lëngjeve bimore në sodën e thjeshtë, mund të jetë një fillim i mirë.

Së fundi, ajo sugjeroi alternativa si uji, çaji, kafeja apo qumështi pa sheqer. Ekspertët theksojnë se konsumimi i pijeve me sheqer dhe pijeve joalkoolike nuk ofron asnjë përfitim ushqyes dhe sigurisht që nuk rekomandohet të jetë pjesë e dietës së fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat