Këto janë shenjat që e paralajmërojnë sëmundjen e veshkave

Shëndetësia

Këto janë shenjat që e paralajmërojnë sëmundjen e veshkave

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 13:02
Ilustrim

Detyra e veshkave është largimi i toksinave nga trupi, qoftë kjo përmes urinës apo jashtëqitjes. Ato gjithashtu ndihmojnë në detoksikimin e trupit duke e pastruar gjakun çdo ditë, duke u siguruar se shtypja e gjakut është në nivel, duke e furnizuar trupin me oksigjen etj. Prandaj, në rast se keni veshkat në rrezik, trupi do t’ju paralajmërojë përmes disa simptomave.

1. Pjesë të ënjtura

Mënyrë e lehtë për të kuptuar nëse keni probleme me veshkat është kur jeni duke urinuar apo djersitur më pak. Mbajtja e ujit në këtë mënyrë, rezulton duke i bërë nyjet, fytyrën dhe gjymtyrët të ënjten apo fryhen.

2. Ndryshime në urinë

Problemet me urinim zakonisht janë shenjë e madhe që tregojnë se keni probleme me veshkat. Nëse jeni duke urinuar më rrallë dhe urina mban ngjyrë të errët, atëherë bëni kujdes.

3. Skuqje të lëkurës

Kur diçka ndodhë në organizëm, edhe lëkura reagon. Kjo ndodhë veçanërisht nëse veshkat nuk janë duke e kryer punën siç duhet. Pra, irritimi, skuqja etj., tregojnë se mund të keni probleme me veshkat.

4. Lodheni më lehtë

Veshkat e shëndetshme e prodhojnë hormonin EPO (eritropoietinin), duke i lejuar qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjenin, shkruan telegrafi. Nëse qelizat e kuqe të gjakut janë në nivel të ulët, atëherë ju lodheni më shpejt dhe kjo ndikon në funksionin e trurit dhe muskujve.

Simptoma të tjera të cilat tregojnë se mund të keni probleme me veshkat, janë edhe: problemet me frymëmarrjen, dhimbjet, marramendja apo përqendrimi i dobët etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat