Në cilin muaj ke lindur? Ja sëmundjet që do të të kapin

Shëndetësia

Në cilin muaj ke lindur? Ja sëmundjet që do të të kapin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

\Shkencëtarët kanë zbuluar se 55 nga 1668 sëmundjet lidhen dukshëm me muajin e lindjes të pacientëve, sipas American Time dhe Italian Corriere della Sera.

Nga rezultatet e analizave të kryera në më shumë se 1.7 milionë persona, është dalë në përfundimin se njerëzit e lindur në muajin maj, kanë tendencë më të ulët që të preken nga sëmundjet.

Ndërsa më me pak fat janë ata që kanë lindur në muajin tetor, sepse rrezikojnë që të preken më shumë nga sëmundjet mendore dhe hiperaktiviteti.

Personat e lindur në muajin janar priren të vuajnë nga hipertensioni, ata në shkurt prihen të vuajnë nga dridhja atriale, e cila është sëmundje që shkakton ritme të parregullta të zemrës.

Veç kësaj, ata gjithashtu kanë zbuluar se personat e lindur në muajin mars prihen të vuajnë nga arteroskleroza, ndërkaq ata në prill nga astma.

Muaji tetor lidhet me sëmundjet mendore, nëntori me infeksione të shpeshta, dhe në fund dhjetori me bronkit.

Raporti është publikuar nga gazetën ‘Medical Informatics Association’ , ku studimi ka përdorur një metodë që llogarit ngjashmëritë midis lindjeve në 1.7 milionë njerëz gjatë një periudhe prej 28 vjetësh dhe praninë e rreth 1.700 sëmundjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat