Pse njerëzit me dhimbje shpine vdesin para kohe?

Shëndetësia

Pse njerëzit me dhimbje shpine vdesin para kohe?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 07:48
Ilustrim

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, dijeni se nuk jeni të vetmit dhe kjo është ndër shkaktarët kryesorë se përse shumica e njerëzve marrin ditë pushimi mjekësor në punë.

Sidoqoftë, a mund t’jua rritë dhimbja e shpinës mundësitë për të vdekur para kohe? Një studim i ri thotë se kjo mund të jetë e vërtetë. Të paktën ata e kanë arritur këtë konkludim pas studimit të 4,390 danezëve binjakë, ku kishin zbuluar se ata të cilët kishin vuajtur nga dhimbjet e shpinës kishin pasur 13 për qind rrezikshmëri më të lartë të vdisnin.

Por, kjo nuk e lidh në mënyrë direkte dhimbjen e shpinës me vdekjen e parakohshme, pasi që nuk është vet dhimbja ajo që e shkakton vdekjen, mirëpo ajo shpie drejt problemeve tjera shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat