Si ta pengoni dhembjen e të ënjturit nga pickimi i bletës

Shëndetësia

Si ta pengoni dhembjen e të ënjturit nga pickimi i bletës

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 14:05
Ilustrim

Këtu ka këshilla edhe se çfarë të bëhet nëse jeni alergjik ndaj pickimit të insekteve dhe cilat janë simptomat. Duke pasur parasysh se sezoni i daljes në natyrë sapo ka filluar, këto gjëra gjithsesi duhet ditur.

Gjithçka ju duhet është një andol apo aspirinë dhe është mirë t’i merrni me vete deri sa ecni në natyrë. Nëse ju pickon bleta, anza, grerëza, xekthi apo ndonjë insekt tjetër, menjëherë lageni tabletën dhe vëreni në vendin e pickimit. Mbajeni për një kohë, dhe kjo është e tëra. Nuk do të duhej të dhembë e të ënjtet e as kruarje apo intensiteti i tyre do të jetë shumë më i vogël. Po patët me çka, para se ta vëni tabletën nxirreni thimthin. Pos andolit e aspirinës ndihmon edhe soda bikarbon.

Nëse jeni alergjik ndaj pickimit të bletës apo anzës, menjëherë shkoni te mjeku.

Simptomat e alergjisë së tillë paraqiten 10 deri 30 minuta pas pickimit dhe duken kështu:

probleme me frymëmarrjen
ënjtje e gjuhës dhe e buzëve
të ënjturit përhapet larg nga vendi i pickimit
Skuqet trupi
Ndjenjë ligështie apo marramendje

Simptomat e infektimit nga pickimi i insekteve:

të skuqur me madhësi më të madhe se shuplaka
rrjedhje qelbi nga vendi i pickimit
fshikëza
ethe

Mbajeni mend! Ndonjëherë infeksioni paraqitet pas jë ditë, dy. Gjithsesi vizitojeni mjekun.

Ja edhe një teknikë për ta nxjerrë menjëherë thimthin: po patët një shiringë me vete, afrojeni vrimën e saj në atë vend dhe thitheni. Ajri e nxjerre thimthin, nuk ka dhimbje as ënjtje, të skuqur e kruarje.

Dikush e ka provuar edhe një marifet tjetër – mbi vendin e pickimit vëreni kokën e shkrepses së rëndomtë dhe mbajeni një minutë, dy. Në përbërjen e saj ka diçka që e neutralizon helmin dhe dhimbja zhduket e nuk ka të ënjtur.  Por, nuk dihet nëse kjo u ndihmon atyre që janë alergjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat