Studim: Si ndikojnë veset e babait në shëndetin e fëmijës

Shëndetësia

Studim: Si ndikojnë veset e babait në shëndetin e fëmijës

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:51
Ilustrim

Të gjithë e dimë se gjatë shtatzënisë gruaja duhet të tregojë kujdes ndaj veseve të këqija, po babai? Si duhet të sillet ai? Si ndikojnë veset e babait në personalitetin e fëmijës?

Studimi më i fundit në lidhje me këtë u ndoq nga spitali “Bambino Gesu” në Romë, i cili përfshiu një grup prej më shumë se 1.000 meshkujsh që prisnin të bëheshin baba. Sipas tyre bazat për një fëmijë të shëndetshëm fillojnë që në shtatzëni, dhe në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e mirë të tij duhet të kujdesen si nëna ashtu edhe babai. Ata duhet të mbajnë nën kontroll shëndetin e tyre.

Cilët janë faktorët e rrezikut për baballarët?
• Ndër më të rëndësishmit është obeziteti. Kjo mund të shkaktojë një çrregullim në ADN e fëmijës, e cila i referohet fazës së parë të zhvillimit embrional.
• Një faktor tjetër do të jetë edhe tymi i duhanit, i cili do të shkaktojë keqformime kardiake të lindura. Ky ves mund të shkaktojë edhe zhvillimin e leuçemisë linfoblastike akute.
• Ekspozimi ndaj substancave toksike..dhe kryesisht pesticideve, të cilat mund të shkaktojnë keqformime, tumore infantile si edhe peshë të vogël në lindje. Edhe përdorimi i anti-depresivëve si edhe i disa medikamenteve të tjera ka rrezik.
Sipas profesorëve të këtij studimi edhe baballarët duhet të kenë kujdes nëse punojnë në disa sektorë si: kuzhinier, kopështar, punonjës pastrami në sektorim e agrokulturës. Ky kujdes duhet të tregohet para se fëmija të ngjizet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat