Çiklizmi vs Vrapimi - Bota Sot
Çiklizmi vs Vrapimi

Shëndetësia

Çiklizmi vs Vrapimi

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Nëse dëshironi të keni një trup në formë, a duhet ta bëni këtë përmes çiklizmit apo të vraponi? Le ta zbulojmë!

PËR TA FORMËSUAR TRUPIN SA MË SHPEJT

Çiklizmi: Ju zhvilloni një forcë e cila ju ndihmon me kohën të zhvilloni shumë qëndrueshmëri.
Vrapimi: Ndryshe nga çiklizmi, vrapimi nuk e rrit aq shpejt qëndrueshmërinë sa çiklizmi për një arsye të vetme: sjell dhimbje! Vrapimi shpie në djegie të muskujve dhe dëme të ndryshme, prandaj nuk është çudi se çiklistët mund të kenë më shumë qëndrueshmëri.
FITUESI: Çiklizmi!

NËSE DËSHIRONI TË NDËRTONI MUSKUJ

Çiklizmi: Forca e çiklizmit gjenerohet kryesisht nga muskujt e këmbëve, prandaj edhe do të shihni rritje në muskujt e këmbëve. Por rekomandohet që bashkë me çiklizmin ta ushtroni edhe pjesën e epërme të trupit në mënyrë që muskujt e trupit tuaj të jenë në proporcion me njëri-tjetrin.
Vrapimi: Nuk mund të rritni muskuj duke vrapuar, edhe nëse vraponi në kodra.
FITUESI: Çiklizmi!

NËSE DËSHIRONI TË QËNDRONI LARG LËNDIMEVE

Çiklizmi: Lëndime për 1000 orë çiklizëm: 6.
Vrapimi: Lëndime për 1000 orë vrapim: 11.
Fituesi: Çiklizmi!

NËSE DËSHIRONI TË HUMBNI PESHË

Çiklizmi: Për 10 minuta çiklizmi i djegë 97 kalori.
Vrapimi: Vetëm 14.2 minuta në shirit vrapues (treadmill) jua djegin 200 kalori.
FITUESI: Vrapimi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test