Si të dalloni simptomat e hershme të autizmit

Shëndetësia

Si të dalloni simptomat e hershme të autizmit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Autizmi është një spektrum i çregullimeve me simptoma të ndryshme.

Ai shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërverprojë me të tjerë.

Megjithatë shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet.

Disa fëmijë me autizëm kanë çregullime mesatare , ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar.

Por, çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha:

Komunikimi verbal dhe jo verbal

Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë

Mendimi dhe sjellja fleksibël

Ka mendime të ndryshme mes doktorëve, prindërve dhe ekspertëve mbi shkaqet dhe trajtimin e autizmit por është një fakt për të cilën të gjithë bien dakord: trajtimi i hershëm ndihmon.

Për fëmijët të riskuar dhe fëmijë që tregojnë shënja të hershme kjo përbën ndryshimin e madh.

Si mund t’i dallojnë prindërit shënjat e para:

Monitoro zhvillimin e fëmijës tënd.

Vepro nëse je e shqetësuar.

Mos prano një qasje ‘’prit të shohim’’. 

Besoji gjithnjë instiktit. 

Disa foshnje autike nuk duan të përqafohen, nuk ngrenë duart për tu marrë në krahë, nuk shohin nënën kur pinë qumësht.

Shënja të hershme

Foshnja apo bebi juaj nuk:

Ju sheh në sy kur ushqehet apo buzëqësh kur ju i buzeqeshni

Përgjigjet kur e thërret në emër, apo ndaj një zëri të njohur

I ndjek objektet vizualisht apo ndjek gjestet kur po tregoni dicka

Tregojë me shënjë apo të bëj gjestin mirupafshim, apo gjeste të tjera

Bën zhurm për vemendje

Inicioni apo përgjigjet ndaj përqafimit, nuk ngre duart për tu marrë në krah

Imiton lëvizjet apo shprehjet e tua të fytyrës

Ndërvepron apo tregon interes

Tregon interes kur ju vriteni apo tregoni shqetësim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat