Shkencëtarët paralajmërojnë: Bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistuese - Bota Sot
Shkencëtarët paralajmërojnë: Bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistuese

Shëndetësia

Shkencëtarët paralajmërojnë: Bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistuese

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:30
Shkencëtarët thonë se kanë ardhur në përfundim se superbakteri, më mirë i njohur si enterococci janë rezistuese ndaj vankomicinës dhe tregon një nivel në rritje të tolerancës ndaj alkoolit.

Larja e duarve me alkool duke përdorur izopropanol është bërë një metodë e kontrollit të infeksionit në spitale.

Ndërsa nga njëra anë ka përfitime të shumta të larjes së tillë, siç është shkalla e infeksioneve bakteriale staphylococcus aureus, studimet e fundit gjithashtu tregojnë efektet e saj negative, shkruan Guardian.

Shkencëtarët thonë se kanë ardhur në përfundim se superbakteri, më mirë i njohur si enterococci janë rezistuese ndaj vankomicinës dhe tregon një nivel në rritje të tolerancës ndaj alkoolit.

Një nga nëntipet më të famshme të këtij bakteri është Enterococcus faecium, norma e infektimit të të cilit është rritur veçanërisht në Angli dhe Australi. Ethet që i shkakton ky lloj bakteri mund të kenë pasoja serioze, ndonjëherë edhe vdekjeprurëse.

Hulumtimi i kryer nga Timothy Steiner, një shkencëtar nga Universiteti i Melburnit, ka treguar se bakteret Enterococcus faecium janë bërë gjithnjë e më rezistuese ndaj alkoolit me kalimin e kohës.

"Ne arritëm në përfundimin se bakteret janë deri në 10 herë më rezistuese ndaj alkoolit sesa ato më të hershme", tha ai.

Megjithatë, alkooli që shkencëtarët e përdorën në eksperiment nuk ishte aq i koncentruar në spitale, kështu që ata duhet të nisin një hulumtim tjetër.

Ata zgjodhën katër izolues të baktereve Enterococcus faecium, dy prej të cilave ishin rezistuese ndaj alkoolit dhe i përhapën nëpër sipërfaqen e kafazeve të ndryshëm. Ata pastruan çdo kafaz me izopropanol me të njëjtën forcë si ajo e spitaleve, dhe në secilin kafaz lëshuan minj dhe i lanë që të ecnin për një orë dhe pastaj i nxorën.

Pas një jave, ata analizuan bakteret nga zorra e trashë. Rezultatet e eksperimenteve gjetën se bakteret kishin përfunduar në zorrën e trashë të minjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...