Pika e lumturisë në trupin tuaj: Me një lëvizje nxirreni tërë energjinë negative! - Bota Sot
Pika e lumturisë në trupin tuaj: Me një lëvizje nxirreni tërë energjinë negative!

Shëndetësia

Pika e lumturisë në trupin tuaj: Me një lëvizje nxirreni tërë energjinë negative!

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 06:23
Ilustrim

Nëse keni shpesh sulme paniku, anksioziteti dhe stresi, bëni kështu disa herë në ditë dhe do të keni mundësi të ktheni balancën tuaj jetësore.

Në trupin tonë ekziston organi për të cilin shumë pak dihet, mirëpo me të drejtë mund ta quajmë pikë lumturie!

Ajo që nga e tëra është më e mira, nuk është e nevojshme të kërkohet gjatë – ai është, timusi, me dy lobe e zhytur në një masë indi lidhor në brendësi të zgavrës së kraharorit, zakonisht menjëherë pas dërrasës së kraharorit dhe përpara aortës.

Timusi prodhon disa hormone, por vetëm njërit i është njohur funksioni – timozinës, i cili luan rol në zhvillimin dhe ruajtjen e mbrojtjes imunologjike normale.

Si ta aktivizojmë pikën e lumturisë

Goditja e lehtë, përkëdhelja dhe masazhi i kësaj pike janë metoda shumë efikase të cilat ndihmojnë në ngritjen në një nivel më ë lartë të vibracionit tuaj energjik.

Kjo gjëndër mban energjinë e trupit tonë, prandaj kur në sistemin tonë energjik ndodhë disbalanca, mu kjo gjëndër mund të ndihmojë. Ajo është urë midis trurit dhe trupit. Nën ndikimin e stresit gjëndra zvogëlohet, gjë që çon në zvogëlimin e energjisë jetësore.

Gjëndrën e kraharorit mund ta stimuloni edhe me grusht, vetëm që duhet goditur lehtë, jo të goditet fortë gjoksi. Mund të goditni apo të bëni masazh me gishta. Bëjeni këtë përafërsisht 20-30 sekonda dhe merrni thellë frymë.

 Natyrisht, mund të thoni edhe ndonjë afirmacion pozitiv në atë moment. Do të mësoni kur të aktivizohet pika juaj e lumturisë – do të ndieni se si do t’ju kalojnë rrëqethje nëpër trup dhe do të keni ndjenjën e gëzimit dhe të lumturisë.

Mund të kalojë një kohë e caktuar derisa të ndieni diçka, mirëpo bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe me siguri do të përjetoni efikasitetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...