Ku saktësisht në fytyrë keni rrudha: Secili vend paralajmëron emocion të caktuar i cili ju shqetëson! - Bota Sot
Ku saktësisht në fytyrë keni rrudha: Secili vend paralajmëron emocion të caktuar i cili ju shqetëson!

Shëndetësia

Ku saktësisht në fytyrë keni rrudha: Secili vend paralajmëron emocion të caktuar i cili ju shqetëson!

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:08
Ilustrim

Linja të imta vertikale të cilat gjenden nën buzën e poshtme shënojnë pikëllim dhe pakënaqësi me jetën.

Rrudhat janë “pasqyrë” e jetës dhe e së kaluarës sonë. Lexoni cilat emocione na paralajmërojnë!

Balli

Rrudhat horizontale tregojnë brengosje të madhe, mirëpo te personat e rinj mund të tregojnë konsumim të tepërt të sheqerit, produkteve të qumështit, vajrave me prejardhje bimore dhe shtazore dhe yndyrave.

Dy rrudha vertikale midis vetullave tregojnë hidhërimin ose zemërimin e mbajtur brenda vetes i cili mund të shfaqet me padurim, frustrim ose me monotoni. Nëse ato rrudha shkojnë më poshtë, në drejtim të hundës, mund të kenë kuptimin e brengosjes dhe përqendrimit të tepërt.

Faqet

Linjat vertikale në faqe janë shenjë e stresit të madh dhe të vazhdueshëm. Rrudhat nazolabiale janë linja të kuptimit të jetës ose qëllimit dhe tregojnë sa gjatë vërtet jetoni në jetën reale.

Nëse janë shumë të thella dhe nuk i keni ende 50 vjeç, ndoshta është koha për “pastrimin” e jetës nga besimet dhe idetë, por edhe koha për detoksikim, sepse kjo zonë është e lidhur me zorrën e trashë.

Sytë

Rrudhat të cilat “ngrihen” nga këndi i jashtëm në formë harku në drejtimin lart tregojnë për lumturinë dhe gëzimin, ndërkaq ato të cilat lëshohen në drejtim të mollëzave ose edhe më poshtë nëpër faqe, janë shenjë e vuajtjes, trishtimit dhe pikëllimit.

Buzët

Linjat e imëta vertikale mbi buzën e sipërme tregojnë kujdes të tepruar – koha është që të filloni t’ia plotësoni dëshirat vetes.

Shpesh janë të shoqëruara me rrudha të shkurtra të “zhgënjimit”, të cilat nga këndet e buzëve lëshohen pjerrtas në drejtim të nofullës. Linjat e imta vertikale, të cilat gjenden në buzën e poshtme, tregojnë zemërimin dhe pakënaqësinë me jetën.

Mjekra

Linjat vertikale në mjekër vështirë vërehen te personat e rinj, ndërsa kanë të bëjnë me frikën irracionale. Shpesh lëkura në atë zonë merr pamje të lëkurës së portokallit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...