Çfarë është refluksi gastroezofagial? Zbuloni simptomat e para

Shëndetësia

Çfarë është refluksi gastroezofagial? Zbuloni simptomat e para

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:41
Ilustrim

Refluksi gastroezofagial është një simptomë kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag. Kur kjo përmbajtje ushqimore apo acidesh kthehet mbrapsh, atëherë quhet refluks gastroezofagial që ndeshet më së shumti në ditët e sotme.

Gastrologu Dr. Altin Cekodhima është bërë pjesë e emisionit “Diagnozë” nga Freskida Miloti për të folur refluksit dhe simptomave që shfaqen.

Cekodhima: Më të shpeshtat janë djegia e gjoksit ose thartirat. Aciditeti në ezofag perceptohet si djegie që ndonjëherë vjen deri në fyt. 20-30% të tyre e perceptojnë si djegie, ndërsa të tjerët jo. Ka forma të tjera si dhimbje fyti ose ngjirje zëri, era e gojës, ndjenja e një trupi të huaj të mbetur në fyt, vëshitrësi në gëllitje. Ka pacientë që thonë se mezi kalojnë pështymën. Pastaj kur kalojnë në rrugët e frymëmarrjes, fillojnë me historitë e kollës së thatë me sekrecione. Më pas mund të fillojnë me bronkite, pneumoni. Një pjesë të tyre kanë kollë si shkak i refluksit. Janë disa specialitete që ndeshen refluksin, është aq i shpeshtë, i gjerë.

Doktori shpjegoi se refluksi është më i shpeshtë tek fëmijët e vogël, por me kalimin e kohës eliminohet. Diagnostikimi bëhet me endoskopi, me rreze X nëpërmjet një lëngu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat