A jua dëmtojnë spermën brekët e ngushta?

Shëndetësia

A jua dëmtojnë spermën brekët e ngushta?

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Meshkujt të cilët veshin të brendshme boksieri kanë numër më të madh të spermatozoideve dhe spermë më kualitative sesa meshkujt që veshin lloje tjera të brekëve që janë të ngushta, thotë një hulumtim i publikuar së fundi në revistën ‘Human Reproduction’.

Për këtë studim, i cili është më i madhi deri më tani i llojit të vet, shkencëtarët i kanë analizuar mostrat e spermës së 656 meshkujve të moshave nga 18 deri 56 vjet, të cilët kishin pasur një indeks të masës trupore (BMI) prej 26.

Ata ishin zgjedhur nga çiftet që kishin qenë duke kërkuar trajtime për sterilitet në spitalin e përgjithshëm të Massachusetts.

Secili pjesëmarrës i studimit ka plotësuar një anketim për klinikën i cili ka përfshirë një pyetje për preferencat personale të veshjes së të brendshmeve përgjatë tre muajve të fundit.

Nga personat e anketuar, 53% prej atyre të cilët kishin thënë se veshin të brendshme të gjera (të njohura si të brendshme boksieri) kishin pasur spermë më kualitative dhe me numër më të madh sesa të meshkujve që kishin preferuar të veshin brekë të ngushta.

Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të temperaturës. Duke qëndruar të lirshëm, testikujt tuaj janë për pak gradë më të freskët sesa temperatura e trupit, e kjo rezulton në spermë më energjike dhe më të shëndetshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat