Çka tregon lëkura e zbehtë për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Çka tregon lëkura e zbehtë për shëndetin tuaj

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Zbehja është një gjendje e pazakontë e ngjyrës së çelët të lëkurës, krahasuar me normalen. Ajo shkaktohet nga zvogëlimi i qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit apo nga rënia e numrit të qelizave të gjakut.

Mund të ketë zbehje në gjithë lëkurën, apo veçmas në disa pjesë më shumë.

Shkaktarët e zbehjes

Pagjakësia është një gjendje në të cilën trupi i njeriut nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe. Është një nga shkaktarët më të shpeshtë të zbehjes. Zakonisht pagjakësia është rezultat i një humbje të shpejtë të gjakut, nga trauma, operacione apo gjakderdhje të brendshme.

Anemia mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminës B-12 apo për shkak të dietës të mangët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat