Gjendet ujë në hënë më shumë se sa mendohej

Shkencë & Teknologji

Gjendet ujë në hënë më shumë se sa mendohej

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 16:19
foto ilustrim

Deri tani është menduar se uji në hënë gjendet vetëm në sipërfaqet e errëta të hënës në formë të akullit, por tani është zbuluar ndryshe.

NASA ka gjetur ujë në sipërfaqet e hënës që janë të ekspozuara ndaj dritës se diellit, gjatë kësaj të hëne zbulim që mund të qoj drejt prezencës së njerëzve në sipërfaqe të hënës, shkruan “NHCnews.

Akulli i formuar nga uji është gjetur më parë në hënë, në pjesët më të ftohta dhe të errëta të regjioneve të poleve veriore dhe jugore.

Por zbulimi i ri që sugjeron se uji mund të gjendet nëpër të gjithë sipërfaqen hënore, jo vetëm në zonat e ftohta.

“Ky zbulim është shumë emocionues sepse nuk mendohej se uji mund të qëndronte as një ditë lunare në hënë”, tha Paul Hertz, dretori i divizionit astrofizik të NASA.

Zbulimi do të jetë shumë i dobishëm për eksplorimin e radhës i cili do të bëhet në vitin 2024, kur NASA planifikon të dërgoi përsëri astronaut në hënë.

Hertz thotë se uji në hënë mund të përdoret në ekspeditat e ardhshme për resurse, kur të bëhen udhëtime më të largëta, si na Mars.

Sasia e gjetur e ujit është shumë e vogël, shkencëtarët gjetën nja sasi rreth 350 ml në një krater, por është në formë të molekulave, pra nuk është ujë ose akull.

Jacob Bleacher, shefi i eksplorimit njerëzorë të NASA, u shpreh se: “Uji është shumë i rëndë, prandaj është më e lehtë të ndalemi gjatë udhëtimit të marrim ujin diku tjetër, sesa të bartet uji gjatë gjithë udhëtimit”.

Pa një atmosferë të trashë, uji do të humbte në hapësirë, por diçka po e nxjerrë në sipërfaqe këtë ujë, që do të thotë se uji është i ngecur nën sipërfaqe.

Në fund të 2023 NASA po planifikon të dërgoi një ekspeditë për të hulumtuar rreth burimit të ujit në hënë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat