Kanali televiziv Britanik krijon një deepfake të Mbretëreshës së Anglisë

Shkencë & Teknologji

Kanali televiziv Britanik krijon një deepfake të Mbretëreshës së Anglisë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:41
Mbretëresha Elizabeth

Çdo vit Mbretëresha e Anglisë jep mesazhin e saj për festat e fundvitit. Zakonisht këtë mesazh e përcjell përmes kanaleve tradicionale të BBC dhe ITV.

Po kësaj here Mbretëresha Elizabeth do të japë mesazhin e saj edhe Channel 4 por nuk është Mbretëresha që njohim. Përkundrazi është një deepfake e Mbretëreshës e transmetuar në Channel 4 dhe qëllimi i saj është që të paralajmëroi njerëzit për manipulimin në epokën dixhitale.

Teknologjia deepfake mund të përdoret për të krijuar përmbajtje video sikur të ishin të vërteta dhe zakonisht shfrytëzohet për të përhapur dezinformim.

Në mesazhin prej 5 minutash, deepfake flet për disa tema kontroverse që kanë prekur kurorën e Anglisë përfshirë vendimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex për tu largua nga Britania.

Disa të tjerë kanë thënë se videoja është fyese dhe nuk duhej publikuar në median sociale. Deepfake është krijuar nga studioja fituese e Oskar VFX Framstore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat