Inteligjenca artificiale identifikon personat në rrezik nga COVID-19

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca artificiale identifikon personat në rrezik nga COVID-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale mund të identifikojë personat në rrezik infektimi nga Sars-Cov-2, edhe nëse është asimptomatik, duke u bazuar në të dhënat GPS të telefonave të mençur.

Sistemi është zhvilluar nga Universiteti i Hamburgut dhe kompania private “Synergies Intelligent Systems”.

Sipas krijuesve të tij, ky aplikacion mund të zvogëlojë numrin e personave në karantinë me 94 për qind.

Algoritmi integron lëvizjet e personit me ato të “botës reale” nëpërmjet transaksioneve elektronike të imazheve të kamerës, për të vlerësuar se sa kohë dhe në sa raste një person ka qenë afër një tjetri.

Sistemi i etiketon personat duke u bazuar në statusin e sëmundjes, si “i ndjeshëm”, “karantinë”, “i ekspozuar”, “i infektuar”, “i shtruar në spital” dhe “i kuruar”, si edhe mund të plotësohet me informacione personale, të tilla si zakoni i mbajtjes së maskës ose larja e duarve.

“Duke filluar nga këto etiketime, ne përdorim modelin tonë ndërveprues për të kuptuar se çfarë mund t’i ndodhë një personi dhe atyre përreth tij”, tha Shangching Liu, një nga autorët e aplikacionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat