Shfletuesi i tretë më i madh botë është surpriza e këtij viti

Shkencë & Teknologji

Shfletuesi i tretë më i madh botë është surpriza e këtij viti

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustruese

Ndërsa Internet Explorer ka qenë një shfletues popullor, ai mbeti i tillë derisa erdhën Firefox dhe Chrome të cilët e spostuan më poshtë.

Që kur Microsoft kaloi shfletuesin Edge në kodin e Chromium, ka shijuar një rritje të shpejtë popullariteti por as nuk ka ndaluar në ofrimin e funksioneve të reja.

Tashmë shfletuesi arriti një objektiv madhor duke i zënë Firefox vendin e tretë në mesin e shfletuesve më popullor.

Statcounter thotë se Edge zotëron 8.03% të tregut të shfletuesve përballë Firefox me 7.95%. Nëse të dy shfletuesit vijojnë me këtë trend, do të shikoni rritjen e hendekut mes Firefox dhe Edge.

Kujtojmë se në Nëntor të vitit të kaluar Microsoft Edge kaloi Firefox në SHBA një trend i cili tashmë po reflektohet në mbarë botën.

Lajmi është surprizë sepse Microsoft nuk ka pasur ndonjëherë popullaritet të lartë me shfletuesit e saj. Ndërsa Internet Explorer ka qenë një shfletues popullor, ai mbeti i tillë derisa erdhën Firefox dhe Chrome të cilët e spostuan më poshtë.

Microsoft provoi me një shfletues Edge kur debutoi Windows 10-ta por përsëri nuk korri sukses. Së fundi me kalimin në kodin Chromium, Microsoft ka një mundësi të artë për të synuar pse jo edhe kryesimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat