​Një ajsberg i madh sa Londra shkëputet nga Antarktida

Shkencë & Teknologji

​Një ajsberg i madh sa Londra shkëputet nga Antarktida

Më: 29 janar 2023 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorësh i quajtur Chasm-1 është shkëputur nga kontinenti i Antarktidës. Studiuesit njoftuan se ajsbergu u shkëput gjatë një batice.

Shkencëtarët kanë vite që vëzhgojnë zgjerimin e çarjeve të mëdha në akujt e Antarktidës.

Formimi i ajsbergëve është një proces natyror, por shkrirja e tyre mund të përshpejtohet nga ngrohja globale.

Edhe pse ky incident nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, efektet e ngrohjes globale janë qartësisht të dukshme në Antarktidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat