Meteoritët e shkrirë mendohej se ishin burim i ujit të Tokës, një studim i ri thotë të kundërtën

Shkencë & Teknologji

Meteoritët e shkrirë mendohej se ishin burim i ujit të Tokës, një studim i ri thotë të kundërtën

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Meteoritët e shkrirë mendohej se ishin burimi i ujit të Tokës, por një hulumtim i fundit tregoi se këto shkëmbinj hapësinor kanë një përmbajtje shumë të ulët të H2O dhe në fakt janë ndër objektet jashtëtokësore më të thata të matura ndonjëherë.

Pra sipas studimit janë meteorë e pashkrirë ato janë ata që kanë dërguar ujë në Tokë.

Profesorja Megan Newcombe, e Universitetit të Maryland, tha se gjetjet e studimit kanë ndryshuar jo vetëm të kuptuarit se si mbështetet jeta këtu në Tokë, por potencialisht edhe në planetë të tjerë.

“Uji konsiderohet të jetë një përbërës që jeta të jetë në gjendje të lulëzojë”, tha ajo.

“Pra, ndërsa po shikojmë në univers dhe po gjejmë të gjithë këta ekzoplanetë, ne po fillojmë të përcaktojmë se cili prej këtyre sistemeve planetare mund të jetë pritës potencial për jetën. Për të qenë në gjendje të kuptojmë këto sisteme të tjera diellore, ne duam të kuptojmë tonën”, shtoi ajo.

Meteoritët e shkrirë quhen të tillë sepse përbëhen nga një shkëmb i quajtur akondrite, i cili u formua pasi objektet u përplasën për të formuar proto-planetët e hershëm të Sistemit Diellor, shumë prej të cilëve kishin një kore dhe një bërthamë të shkrirë, por që më vonë u shpërtheu, duke lëshuar objekte të reja që filluan të udhëtonin nëpër hapësirë.

Zbulimi u bë nga ekipi i Prof Newcome i cili analizoi metoritët e shkrirë që kishin qëndruar në hapësirë rreth 4.5 miliardë vjet më parë.

Disa nga këto meteorë erdhën nga sistemi i brendshëm diellor, ku bën pjesë edhe Toka dhe ku kushtet përgjithësisht janë të ngrohta dhe të thata, ndërsa të tjerët erdhën nga shtrirja e jashtme ku është më ftohtë dhe akull.

Meqenëse ato ranë në Tokë kohët e fundit kjo është hera e parë që matej përbërja e tyre atomike që përfshin nivelet e magnezit, hekurit, kalciumit dhe silikonit. Është e vështirë të analizosh përmbajtjen e ujit pasi çdo ujë në sipërfaqen e mostrës ose të futet brenda saj mund të njollosë rezultatet.

Kështu për të shmangur këtë, mostrat e meteorit u shkrinë dhe u vendosën në një furrë me vakum dhe temperaturë të ulët për më shumë se një muaj. Ekipi zbuloi se uji përbënte më pak se dy milionë të masës së tyre.

Pra ishte supozuar se objektet e sistemit të jashtëm diellor janë të pasura me ujë, duke pasur parasysh kushtet, ku mendohej se ishin një kompontet kyç i arsyes pse uji përbën 71% të sipërfaqes së Tokës.

Ekipi arriti në përfundimin se uji mund të jetë dërguar në Tokë nëpërmjet meteoitëve të pashkrirë. Një shembull është meteori Winchcombe, i cili ra në qytetin Gloucestershire në 2021. Studimi rreth shkrirjes së meteoritëve është publikuar në revistën Nature.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat