Fluturon raketa e parë e prodhuar me printer 3D, publikohen pamjet

Shkencë & Teknologji

Fluturon raketa e parë e prodhuar me printer 3D, publikohen pamjet

Më: 23 mars 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Raketa e parë në botë e ndërtuar nga një printer 3D, është lansuar sot nga Cape Canaveral në Florida.

Terran 1 pa ekuipazh fluturoi në ora 4:25 të mëngjesit, pas dy shtyrjeve që kishte pasur si rezultat i një problemi me temperaturën e shtytësit dhe me presionin e karburantit.

Terran 1 – raketa 33.5 metra e gjatë dhe 2.3 metra e gjerë, “është objekti më i madh i printuar 3D që ka tentuar fluturimin në orbitë”, sipas Relativity Space, start-up nga Kalifornia që arritur ta prodhojë atë.

85 për qind e masës së raketës është printuar, përfshirë motorët, kurse Relativity Space synon të rrit këtë masë deri në 95 për qind.

Në fluturimin e parë, raketa është dashur të arrijë në orbitë pas tetë minutave. Po të arrinte, start-upi nga Kalifornia do të ishte kompania e parë private hapësinore që lansoi një raketë të tillë.

Megjithatë, një problem i shfaqur rreth pesë minuta pas ngritjes, nënkuptonte që raketa nuk arriti në orbitë. Terran 1 ka arritur pikën Max-Q, ku raketa përjeton presionin më të lartë dinamik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat