Raketa më e madhe në botë Starship nga SpaceX do të lansohet për në orbitë më 17 prill

Shkencë & Teknologji

Raketa më e madhe në botë Starship nga SpaceX do të lansohet për në orbitë më 17 prill

Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

SpaceX pritet ta lansojë për herë të parë raketën Starship më 17 prill, njëherësh raketa më e madhe në botë, dhe e tërë vëmendja globale do të shtrihet në këtë ngjarje historike ku do të transmetohet drejtpërsëdrejti në internet nga kompania.

Fluturimi i parë testues orbital i raketës Starship, nga SpaceX pritet të bëhet nga objekti Starbase i kompanisë pranë fshatit Boca Chica në Teksasin e Jugut jo më herët se të hënën, 17 prill.

Lexo po ashtuSi do të duket kolonizimi i Marsit gjatë viteve të ardhshëm, sipas animacionit të SpaceX - disa anije kozmike e një bazë e tërë e njerëzve atje

Nisja planifikohet në orën 8 të mëngjesit por me kohën në Kosovë do të jetë 2 e pasdites.

Ju mund ta shihni lansimin e raketës në YouTube në kanalin zyrtar të kompanisë SpaceX.

“Sukses ndoshta, emocion i garantuar”, tha themeluesi i SpaceX, Elon Musk pasi kompania siguroi licencën për lansimin e Starship nga Administrata Federale e Aviacionit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat