Eksperti britanik: Pas dy vitesh AI do të jetë në gjendje të ‘vrasë’ njerëz

Shkencë & Teknologji

Eksperti britanik: Pas dy vitesh AI do të jetë në gjendje të ‘vrasë’ njerëz

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:57
ilustrim

Një tjetër paralajmërim i ri del në dritë rreth inteligjencës artificiale. Sipas këshilltarit të Rishi Sunak, Matt Clifford, sistemet do të jenë mjaft të fuqishme për të “vrarë shumë njerëz” në vetëm dy vjet.

Duke folur për TalkTV, një kanal britanik, Clifford tha se politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur për kërcënimet që variojnë nga sulmet kibernetike deri te krijimi i armëve kimike dhe biologjike.

Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin britanik në stafin e agjencisë qeveritare të AI, tha:
"Nëse përpiqemi të krijojmë inteligjencë artificiale që është më e zgjuar se njerëzit dhe nuk dimë ta kontrollojmë atë, atëherë kjo do të krijojë një mundësi për të gjitha llojet e rreziqeve tani dhe në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse kjo duhet të jetë shumë e lartë në agjendën e politikëbërësve.".
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat