Niset “Peregrine Mission One”: Nëse do të jetë i suksesshëm, do të jetë zbarkimi i parë në Hënë i SHBA-së që nga viti 1972

Shkencë & Teknologji

Niset “Peregrine Mission One”: Nëse do të jetë i suksesshëm, do të jetë zbarkimi i parë në Hënë i SHBA-së që nga viti 1972

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Raketa Vulcan, që mbante anijen hapësinore Peregrine, është nisur nga Kepi Canaveral në Florida.

Ky është fluturimi debutues për të dyja pjesët e teknologjisë dhe pritet të kushtojë 108 milionë dollarë.

“Gjithçka duket mirë”, ka thënë kontrolli i misionit.

Zbarkimi i parë i një anije kozmike komerciale në Hënë do të ishte një moment historik në eksplorimin e hapësirës.

Dhe nëse do të jetë i suksesshëm, do të jetë misioni i parë i SHBA-së që do të zbarkojë në Hënë që nga viti 1972.

“Peregrine Mission One” pritet të kryejë disa eksperimente të NASA-s që mund të hapin rrugën për programin e saj Artemis, i cili shpreson t’i vendosë njerëzit përsëri në sipërfaqen hënore përpara fundit të vitit 2030.

Vulcan ka kaluar afërsisht një dekadë në zhvillim dhe prodhuesit United Launch Alliance synojnë të konkurrojnë me Falcon 9 të SpaceX në tregun e lëshimit të satelitëve.

Peregrine është zhvilluar nga kompania private e fluturimeve hapësinore Astrobotic dhe e financuar pjesërisht nga NASA.

Peregrine Mission One, është emëruar sipas zogut më të shpejtë në botë dhe do të transportojë 21 pako në Hënë për shtatë vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat