Në Hënë ka ujë

Shkencë & Teknologji

Në Hënë ka ujë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Mbi sipërfaqen e Hënës ka akull me bollëk dhe ndodhet në rajonet polare që janë gjithnjë në hije, që mund të përdoret si rezervë uji nga astronautët e bazave të ardhshme hënore.

Kjo u bë e ditur në një studim të publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA-së (PNAS), i drejtuar nga Shuai Li, e Institutit të Gjeofizikës dhe Planetologjisë në Havai.

Studiuesit kanë identifikuar ujin e ngrirë falë të dhënave të dërguara nga aparatura “Moon Mineralogy Mapper” (M3) që ndodhet në bordin e sondës indiane “Chandrayaan-1”, që eksploroi Hënën nga viti 2008 deri në atë 2009.

Falë këtyre të dhënave u vërejt se akulli është i pranishëm në 3,5% të zonave që janë gjithnjë në hije në të dyja rajonet polare të Hënës, ku temperaturat arrijnë deri në 160 gradë nën zero.

Uji i ngrirë i depozituar në këta kafazë të ftohtë ka ardhur nëpërmjet dy mekanizmave, ose ka ardhur nëpërmjet impaktit të meteorëve dhe kometave ose ka migruar me shumë avash nga atmosfera shumë e rrallë (ezosfera) e Hënës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat