Ekzekutimi i efektivit 26 vjeçar, flet komandanti i FNSH në Shkodër: Njihej si më i miri i repartit

Shkodra

Ekzekutimi i efektivit 26 vjeçar, flet komandanti i FNSH në Shkodër: Njihej si më i miri i repartit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Xhulio Prela

Pas babait Martin Prela, i cili tha para kamerave në lidhje me ekzekutimin e të birit Xhulio Prela, mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Lezhë se nuk kanë asnjë hasmëri dhe se nuk dyshon tek ndonjë person, ka folur edhe komandanti i FNSH në Shkodër.

Hamdi Shullani, komandanti i FNSH në Shkodër, tha se Xhulio Prela, efektivi i këtij reparti që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte ndër efektivët më të mirë.

“Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu”, ka thënë Shullani për Abc News.

Kujtojmë se, Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri në orën 02.20 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Lezhë-Milot. Mendohet se kanë qenë dy persona ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. Ndërkohë, familjarët mohojnë që i biri të ketë pasur konflikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat