Zjarr i madh në Shkodër, digjet gjatë natës lokali në mes të qytetit

Shkodra

Zjarr i madh në Shkodër, digjet gjatë natës lokali në mes të qytetit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Një lokal në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Sipas burimeve, lokali është djegur totalisht dhe flakët kanë prekur edhe pjesën anësore të një pallati.

Lokali ndodhet në qendër të Shkodrës, shumë pranë hyrjes së Teatrit Migjeni. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat