Protesta në Shkodër, plagoset një nga punonjësit e forcave Shqiponja

Shkodra

Protesta në Shkodër, plagoset një nga punonjësit e forcave Shqiponja

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Protesta në Shkodër

Policia e Shkodrës në një informacion zyrtar ka njoftuar se në protestën e sotme është plagosur dhe një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugën Willson.

Pjesëmarrësit në tubim  kanë dëmtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat