Voltana Ademi dërgon “30 Qershorin” në Kushtetuese: Gati për ballafaqim

Shkodra

Voltana Ademi dërgon “30 Qershorin” në Kushtetuese: Gati për ballafaqim

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Voltana Ademi

Mandati i 60 kryebashkiakëve të Shqipërisë do të kalojë përmes argumenteve të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, koleges së vetme demokrate e cila paditi votimet e 30 qershorit në Gjykatën Kushtetuese.

Menjëherë pas bërjes funksionale të kësaj gjykate, kryebashkiakja e Shkodrës pret datën e ballafaqimit.

“Shpresoj që ky të jetë një vendim sa më i shpejtë. Është sfida ime më e madhe. Pres një vendim të drejtë në të mirë të njerëzve dhe demokracisë“, shprehet Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e paditëses  do të argumentojë para trupës së gjyqtarëve pse procesi ishte ilegjitim.

Rikandidimi ose jo i saj, pas vendimit të Kushtetuesse do të jetë një hap i mëvonshëm.

Ndërsa socialistët kanë nisur fushatën, duke promovuar projektin e ardhshëm për Shkodrën, kryebashkiakja demokrate ka vetëm një përgjigje.

Në një intervistë për Ora News Voltana Ademi vuri në dukje jo pa krenari se mori edhe votat e socialistëve për ta drejtuar qytetin me planin e buxhetit për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat