Sekuestrohen 40 kg marijuanë në Mal të Zi, arrestohet i riu nga Shkodra

Shkodra

Sekuestrohen 40 kg marijuanë në Mal të Zi, arrestohet i riu nga Shkodra

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Autoritetet malazeze, kanë njoftuar për arrestimin e një personi, i cili u përpoq të kontrabandonte rreth 40 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në Mal të Zi.

Policia malazeze, bënë të ditur, se njësitë e policisë kufitare të Podgoricës, kryen disa ditë aktivitete vëzhgimi dhe arrestuan shtetasin shqiptar M.B. (26 vjeç) nga Shkodra.

"Ky person u kap në përpjekje për të kontrabanduar lëndën narkotike marijuanë me peshë rreth 40 kilogramë. Dyshohet se me të ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët e hodhën lëndën narkotike dhe u larguan në drejtim të Republikës së Shqipërisë ”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Policisë së Malit të Zi.

Materiali i sekuestruar dhe personi i arrestuar, iu dorëzuan Qendrës së Sigurisë në Podgoricë për hetime të mëtejshme.

Policia malazeze, kohëve të fundit, në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi, shkruan Voa.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit, konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat