Burri vrau gruan pasi ajo donte të shkonte në azil

Shkodra

Burri vrau gruan pasi ajo donte të shkonte në azil

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:14
Ilustrim

Zbardhjen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Shkodër, ku Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, Sanije Bandulla dhe më pas vete.

Nga hetimet e derimëtanishme është mësuar se mes çiftit të pensionistëve kishte shpesh zënka. Ata prej vitesh kishin probleme dhe gruaja dhunohej sistematikisht nga burri.

Kohët e fundit ajo kishte nisur që të bënte letrat dhe të ikte në azil, që të shpëtonte nga dhuna.

Ky ka qenë dhe shkaku i sherrit të radhës, i cili ka përfunduar në tragjedi me vrasjen e gruas dhe vetëvrasjen e burrit.  

Policia e Shkodrës

Me  datë 18.08.2021 në lagjen ‘Ahmet Haxhia’, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë  ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se  shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat