Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Bushat, ka të lënduar

Shkodra

Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Bushat, ka të lënduar

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugorë Shkodër – Bushat, në afërsi të fshatit Beltojë. Sipas raportimeve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar disa persona, por fatmirësisht të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. 

Aksidenti shkaktuar edhe një trafik i rënduar i mjeteve në këtë aks rrugore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat