Mesazhe kundër dhunës, të rinjtë me aftësi të veçanta ekspozitë në Shkodër

Shkodra

Mesazhe kundër dhunës, të rinjtë me aftësi të veçanta ekspozitë në Shkodër

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:53
Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, kritikon politikën shqiptare se me gjuhën e ashpër po nxit dhunë, shfaqet e të cilës janë para edhe në Parlament. Në ditën Botërore të Eleminimit të Dhunës ndaj grave, në Shkodër u çel një ekspozitë me punime nga të rinj me aftësi të kufizuara.

Në Ditën Botërore për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas, këta të rinj me aftësi ndryshe ekspozuan këto punime me mesazhe të forta.

Materiale të riciklueshme janë përdorur për të realizuar 10 vepra me rolin e familjes, shkollës e medies për të rritur vetëdijen publike.

"Nuk duhet përdorur dhunë as në shoqëri, as në familje."

"Që mos kemi grindje, që mos ndodhin tragjedi siç ndodhi ajo e 8-vjeçarit."

"Përveç ligjeve duhet të merren edhe me shkakun e dhunës."

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, iu drejtua në mënyrë të veçantë politikanëve, që siç thotë me gjuhën e ashpër nxisin dhunë!

"Mungesa e kulturës, mungesa e njerzillëkut. Nuk duhet ofenduar kurrë, askënd," tha ai.

Rikthimi i dënimit me vdekje është një debat i fortë I ndezur pas vrasjes makrabe të 8-vjeçarit në Fier.

Kreu i komisionit “Drejtësi dhe paqe”  e cilëson të pavend për Shqipërinë.

"Nuk e zgjidh problemin, përkundrazi 1 krim plus një krim janë dy krime," tha Milla.

Muaji nëntor njihet ndryshe si muaji i fjongos blu, kundër dhunës ndaj fëmijëve por edhe ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat