​Bushati: PD do t’i zgjidhë problemet nga nesër e prapa, dilni votoni me dashni për Shkodrën

Shkodra

​Bushati: PD do t’i zgjidhë problemet nga nesër e prapa, dilni votoni me dashni për Shkodrën

Më: 6 mars 2022 Në ora: 11:35
Xhemal Bushati

Xhemal Bushati, kandidati i Partisë Demokratike (PD) në Shkodër pasi hedhi votën e tij u ka bërë thirrje shkodranëve që të dalin dhe të ushtrojnë votën e tyre me “dashni për Shkodrën”.

Bushati u shpreh se PD dinë t’i zgjidh problemet e veta.

Bushati: Dilni votoni me dashni për Shkodrën

“Sot është dita që gjithë shkodranët me përdor fuqinë e votës së tyre për Shkodrën. I ftojë qytetarët e Shkodrës dhe njësive administrative të shkojnë të votojnë, të votojnë për Shkodrën, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për të ardhmen e tyre, të ushtrojnë votën me dashni për Shkodrën. Komisionerët e Partisë Demokratike janë në detyrë, vazhdojnë të jenë në detyrë, ka probleme me infrastrukturën që nuk është në dorën e tyre. Të plotësohen kushtet[...]Këto janë zgjedhje lokale. Partia Demokratike di t’i zgjidh problemet e veta, do t’i zgjedhim nesër e mbrapa. Sot shkodranët do të jenë bashkë për Shkodrën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse përballja e tij më e fortë është me “Shtëpinë e Lirisë” apo socialistët Bushati tha nuk ka një përballje por ka vetëm një kontratë me qytetarët e Shkodrës.

Bushati: S’kam përballje, kam një kontratë me qytetarët e Shkodrës

“Nuk kam përballje, kam një kontratë me qytetarët e Shkodrës dhe më këtë kontratë do të ecim përpara dhe do ta mbarojmë deri nën fund kontratë”, tha ai.

654,538 shtetas shqiptarë sot do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat