Voltana Ademi fton qytetarët e Shkodrës: Dilni votoni, e lumtur që po zgjedhim kryetarin e ri

Shkodra

Voltana Ademi fton qytetarët e Shkodrës: Dilni votoni, e lumtur që po zgjedhim kryetarin e ri

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:55
Voltana Ademi

Pas votimit në Shkodër, Voltana Ademi iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfryëzojnë orët e mbetura dhe t’iu drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre.

Ajo ka treguar se më herët  kishte paralajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me situatën që i priste në zonat e Dukagjinit, ku për shkak të motit nuk po zhvillohet procesi i votimit.

“Duhet ta ushtrojmë të drejtën e votës. Anulimi i procesit në Shosh e Pult? Kam bërë 6 kërkesa tek KQZ nuk u mor parasysh, ajo që vlerësuam ndodhi. Është mësim i mirë për të gjitha herët e tjera.

Kam 6 javë që e them dhe e vlerësoj situatën në kushte të jashtëzakonshme. Pishman? Jam e kënaqur që të gjithë qytetarët e Shkodrës kanë mundësi që të ushtrojnë votën e tyre. Pishman jam që kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat