Devijon protesta në Shkodër! Vijnë punonjësit e bashkisë dhe anëtarë të “Shtëpisë së Lirisë”, qytetarët largohen

Shkodra

Devijon protesta në Shkodër! Vijnë punonjësit e bashkisë dhe anëtarë të “Shtëpisë së Lirisë”, qytetarët largohen

Më: 14 mars 2022 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Protesta e qytetarëve në Shkodër është mbyllur pa nisur, pasi pjesë e saj u bënë anëtarë të forumeve politike.

Në ditën e tretë të protestës se thirrur në sheshin përpara bashkisë së qytetit janë mbledhur strukturat e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës.

Organizatorët e dy protestave të para dhe qytetarët e thjeshtë vendosën të mos marrin pjesë në grumbullim dhe të largohen. Në dy protestat e para, qindra qytetarë kërkuan uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.

Një nga organizatorët e protestave, Mirsad Basha u bëri thirrje anëtarëve të partisë të mos përfshihet në protestat civile, ndërsa shtoi se njerëzit duhet të ngrenë zërin më shumë për flamurin shqiptar dhe më pak për flamurin e partisë:

Duhet t’i bëjmë thirrje forumeve të ndryshme të mos përfshihen në protesta civile. Kjo nuk është protestë politike, është ekonomike. Gjithmonë kur është futur politika e ka prishur protestën. Të çojmë zërin më shumë për flamurin shqiptar, se sa për flamurin e politikës. Nuk është turp të protestosh, turp është të mos kujdesesh për popullin tënd. Çmimet janë tepër abuzive. Nëse dhe në ditët në vazhdim përfshihet politika, nuk ka për të dalë asnjë qytetarë në protestë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat