Digjen dy makinat e parkuara në shtëpinë e 29-vjeçarit në Shkodër

Shkodra

Digjen dy makinat e parkuara në shtëpinë e 29-vjeçarit në Shkodër

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj, të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në oborrin e banesës së 29-vjeçarit me iniciale M. N., 29 vjeç.

Një makinë ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale G.K, ndërsa tjetra në pronësi të shtetasit me iniciale M.K.

Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo ngjarje e qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat