Alarm në Shkodër, pako e dyshimtë në mes të rrugës

Shkodra

Alarm në Shkodër, pako e dyshimtë në mes të rrugës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës është ngritur në alarm pasditen e sotme pasi është njoftuar për një pako të dyshimtë në rrugën “Vojo Kushi” por ende nuk dihet se çfarë materialesh ka.

Njoftim policie

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat