Përmbytje në Bashkinë e Shkodrës, Buna del nga shtrati

Shkodra

Përmbytje në Bashkinë e Shkodrës, Buna del nga shtrati

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:49
Shkodër

Në bashkinë e Shkodrës ka pasur përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Intensiteti i lartë i prurjeve ka bërë që të ketë dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblikë dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.20 metra me një rritje prej 15 centimetra me orën 08:00 të datës 18.01.2023 (kuota maksimale 7.50 metra).

Ashtu siç edhe pritej i gjithë territori i vendit vijon të mbetet nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Sasinë më të madhe të reshjeve e kanë marrë qarqet Kukës dhe Shkodër, të cilat në zonat malore mbi 800 metra kanë qenë në formën e borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat