Tronditet Shkodra, shkrumbohet nga flakët makina e pedagogut dhe pronarit të medias

Shkodra

Tronditet Shkodra, shkrumbohet nga flakët makina e pedagogut dhe pronarit të medias

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:06
Gasper Kokaj

Është shkrumbuar nga flakët makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës.

Kokaj është pronari i medias 'Tv Rozafa' ndërsa mjeti i shkrumbuar ishte tip 'Land Rovëer' i parkuar në zonën e Dollarit të Shkodër. 

Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat