Shpërndanin kanabis në Shkodër, vihen në pranga dy persona

Shkodra

Shpërndanin kanabis në Shkodër, vihen në pranga dy persona

Më: 27 mars 2023 Në ora: 14:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se shpërndanin lënë narkotike në këtë qytet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër”, njofton policia.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit dy të arrestuarve iu është gjetur lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftim. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat