Udha e Kryqit/ Besimtarët katolikë në Shkodër kryejnë ritualin e shenjtë, përkujtim i vuajtjeve të Jezu Krishtit

Shkodra

Udha e Kryqit/ Besimtarët katolikë në Shkodër kryejnë ritualin e shenjtë, përkujtim i vuajtjeve të Jezu Krishtit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:39
Udha e Kryqit

Ashtu si çdo vit, edhe sivjet, por këtë herë të sprovuar nga reshjet e dendura të shiut, besimtarët katolikë të Shkodrës, përmes 14 ndalesave kanë kremtuar Udhën e Kryqit, duke përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit deri në momentin që kryqëzohet.

Rituali është i shenjtë për besimtarët, të cilët pavarësisht kushteve atmosferike dhe vështirësive, vazhdojnë ngjitjen në malin e Taraboshit me këngë dhe lutje.

Famullitari Dom Vlash Palaj, thotë se këtë vit, kisha ka një lutje të veçantë.

Udha e Kryqit i paraprin javës së bardhë. Nga e hëna në të shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat