Vrasja e Petrit Vuksanit/ Shpallet në kërkim autori i dyshuar, vijon krehja e zonës

Shkodra

Vrasja e Petrit Vuksanit/ Shpallet në kërkim autori i dyshuar, vijon krehja e zonës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksani si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ky i fundit, i ka lëshuar më herët shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.

Pavarësisht se kanë mbiemra të njëjtë, ata nuk kanë lidhje familjare, ndërsa janë të dy nga Dukagjini.

Shkodër/Informacion shtesë

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat