Makina përplas 55-vjeçaren në Shkodër

Shkodra

Makina përplas 55-vjeçaren në Shkodër

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një grua ka mbetur e plagosur këtë paradite në Shkodër, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur orës 09:50, në sheshin “Demokracia”.

65-vjeçari me iniciale A. R., 65 vjeç ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, kur ka goditur këmbësore.

Nuk dihet nëse ka qenë kalim i kaluar i 55-vjeçares apo gabim në drejtimin e mjetit nga 65-vjeçari. Kalimtarët, që u bënë dhe dëshmitarë të ngjarjes, i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurës, e cila tani ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat