Votuesi Shkodran injoron Becin dhe Spahinë, “zgjedh” Luiz Ejllin për kryebashkiak

Shkodra

Votuesi Shkodran injoron Becin dhe Spahinë, “zgjedh” Luiz Ejllin për kryebashkiak

Më: 16 maj 2023 Në ora: 00:03
Luizi

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e Shqipërisë, ku më pas nisi numërimi i cili vijon ende.

Edhe pse në listën e kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës kanë qenë Benet Bezi dhe Bardh Spahia, votuesit nuk kanë kursyer as emrin e artistit që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Këtu përfshihet fituesi i “Big Brother VIP2” Lujiz Ejlli, emri i të cilit është shënuar në një fletë votimi.

Image
Fletëvotimi

Në foto shihet se qytetari ka vendosur të shënojë emrin e artistit dhe të votojë për të, në vend të kandidatëve zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat