Momenti i arrestimit të autorit të ngjarjes në Shkodrës, si tentoi t’i ikte policisë

Shkodra

Momenti i arrestimit të autorit të ngjarjes në Shkodrës, si tentoi t’i ikte policisë

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 14:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Rakip Gilla është arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”.

Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Kujtojmë, se ngjarja e rëndë ndodhi në Shkodër në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku mbetën viktimë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat