Nga sherri, tek plumbat drejt automjetit/ Çfarë ndodhi në Koplik, zbardhet dinamika e ngjarjes

Shkodra

Nga sherri, tek plumbat drejt automjetit/ Çfarë ndodhi në Koplik, zbardhet dinamika e ngjarjes

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 22:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e kësaj të shtune në Koplik, ku një 42-vjeçar u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në kokë dhe trup.

Burime për ABC News konfirmuan se konflikti ka nisur ne qendër të Koplikut mes Edison Tirana dhe disa personave të tjerë.

Ai është goditur me sende të forta në kokë.  Pas dhunimit, 42-vjeçari është larguar me mjetin tip benz ndërsa është ndjekur nga agresorët dhe ndaj tij është qëlluar 5 herë me armë zjarri, por për fat ka shpëtuar.

Në ndjekje e sipër ai ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe është përplasur me bordurën e një karburanti.

Edison Tirana nga Bërdica ndodhet ne Spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat